LAJME

‘Unë do të jem aty ku thotë Kurti’, Haxhiu flet edhe për ministritë që mund t’ua marrë Vjosa Osmani

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje ka deklaruar se ende nuk kanë vendosur për përbërjen e kabinetit qeveritar, ku pritet që kjo parti të formojë Qeverinë e re, transmeton Periskopi.

Haxhiu thekson se do të jenë veç 15 ministri.

‘’Kemi pasë diskutime për pozitat, por nuk kemi vendosur. Pavarësisht se ku do të jetë Konjufca, jam e bindur se do ta japë më të mirën nga vetja.  15 ministri, maksimumi.  Unë do të je aty ku Kurti dhe kryesia e sheh të arsyeshme. Javën e ardhshme do të bëjmë të ditur kabinetin qeveritar’’, thekson ajo në Kanal 10.

‘’Nuk është vendosur për postet që i ipen Vjosa Osmanit. Nuk kanë diskutu, por besoj që kjo do të adresohet pa asnjë problem’’./PERISKOPI/

LEAVE A RESPONSE