LAJME

Zeka: VV, AAK e Nisma nuk funksionojnë pa liderët e tyre, PDK e LDK kanë tjetër infrastrukturë

Milaim Zeka ka folur rreth rënies së votave të LDK-së dhe PDK-së në zgjedhjet e fundit dhe ngritjes së Lëvizjes Vetëvendosje.

Megjithatë, Zeka ka thënë se më e rrezikuar është Vetëvendosje nga shuarja, se sa LDK e PDK.

“Partitë sa do të mëdha që janë, sikur ajo e Albin Kurtit që varen nga lideri, apo AAK e Nisma, nesër po të largoheshin liderët Kurti, Haradinaj e Limaj, më nuk funksionojnë këto parti. Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës udhëhiqen nga struktura, nga degë e nëndegë, pra kanë tjetër infrastrukturë sipas mendimit tim”, ka thënë Zeka në Kanal10, transmeton Periskopi.

LEAVE A RESPONSE