LAJME

‘Jam i ri dhe i shkolluar’ – Mustafa këto i sheh si përparësi për kryetar të LDK’së

Besian Mustafa, kandidat për kryetar të LDK’së ka thënë se përparësi e tij është mosha e re për këtë post dhe shkollimi, transmeton Periskopi.

‘’Jam i ri, 36 vjeçar. Jam i shkolluar në Amerikë qysh në moshën 17 vjeçare. I përkas një trashëgimie ideologjike, familjare një trashëgimie familjare, që rrënjët i kam thellë në LDK’’, ka thënë ai në DPD.

‘’Thirrja e brendshme por edhe e jashtmja, kjo ka qenë arsyeja pse kam vendos ndoshta edhe vonë. Obligimin e detyrimet i kemi nga qytetarët e Kosovës. Kandidaturat në LDK, sa më shumë që të ketë është kontribut për LDK’në. Prej ketyre kanddaturave, secila jemi më e mirë se tjetra.’’PERISKOPI/

LEAVE A RESPONSE