Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion policor në komunën e Kllokotit.
Ky operacion ndërlidhet me procesin zgjedhor.
Lajmin e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” nga Policia e Kosovës.
“Mund të konfirmojmë se, në bazë të kërkesës së Prokurorisë dhe urdhëresës së Gjykatës kompetente, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor. Ky operacion i cili është duke u realizuar në bashkëpunim me Prokurorinë, ndërlidhet me procesin zgjedhor” thuhet në përgjigjen e Policisë për “Gazeta Blic”