LAJME

Vdekja e 7-vjeçarit në Gostivar, Prokuroria thotë se fëmija ka qenë i lidhur me zinxhirë

Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut informon se nga ana e tyre është duke u kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes në Gostivar, ku sot shpërtheu zjarr në një banesë dhe ndërroi jetë një 7-vjeçar.

Nga Prokuroria thonë se informacionet e para janë se fëmija ka qenë i lidhur me zinxhirë në këmbë gjatë kohës së zjarrit.

“Gjetjet fillestare të ekipit mjekësor në vendin e ngjarjes tregojnë se fëmija ishte i lidhur me zinxhirë në këmbë gjatë kohës së zjarrit. Sipas familjes, arsyeja e lidhjes ishte se fëmija ka qenë agresiv. Prokuroria po ndërmerr të gjitha veprimet për të përcaktuar përgjegjësinë e mundshme penale”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.

Ata shtojnë se është dhënë urdhër për autopsi në trupin e fëmijës dhe se po bisedohet me dëshmitarët okularë. /Telegrafi/