LAJME

Ky është paralajmërimi i infektologut kosovarë, ja çfarë thotë

Kapacitetet spitalore sa i përket pacientëve me Covid-19 në QKUK thuajse janë mbushur. Kështu po deklaron ushtruesi i detyrës së Drejtorit në Klinikën Infektive dhe infektologu, Izet Sadiku.

Ai tha se për dy javë është rritur për 300 numri i pacientëve të hospitalizuar në QKUK.

“Kemi pas një rritje këto dy javët e fundit, në fillim të marsit kemi pasur rreth 500 pacientë të hospitalizuar,  pra për dy javë ditë u rritën në 800. Kjo tregon që kapacitetet spitalore janë duke u mbushur”, thotë Sadiku.

Ai thotë se që 5 muaj, Klinika Infektive është e mbushur gjithmonë me pacientë që po trajtohet për COVID-19.

“Që 5 muaj Klinika Infektive nuk ka kapacitete, pra i ka të mbushura gjithmonë”, thotë Sadiku.

Kujtojmë se vetëm sot u konfirmuan 709 raste të reja me COVID-19 si dhe u shënuan 8 raste të vdekjes