Çështja e presidentit të ri të vendit është aktualisht më e nxehta në politikën kosovare.
VV insiston që ta zgjedh Vjosa Osmanin presidente të vendit, duke i marrë kësisoj të tre pozicionet kyçe në institucionet e shtetit.
Por, partitë opozitare, LDK dhe PDK kanë thënë se nuk do ta votojnë Osmanin për presidente.
Çka nëse AAK-ja e z.Ramush Haradinaj ndërron anë?
Vetëvendosje ka arritur të fitojë 58 mandate në zgjedhjet e 14 shkurtit, ose 22 mandate më pak sa i vyenin për ta siguruar zgjedhjen e presidentit e vetme.
Sidoqoftë, kjo parti ka zhvilluar konsultime me partitë e pakicave, dhe pritet të sigurojë mbështetjen edhe e të paktën 5 deputetëve.
Kjo do ta çonte numrin e saj të deputetëve në 63, që sërish është më pak se sa numri që kërkohet për kuorum [80].
Një gjë e tillë nënkupton se edhe nëse AAK-ja e mbështet Vjosa Osmanin për presidente, gjë që zor se mund të ndodh, VV-së do t’i mungonin diku edhe nëntë vota të tjera. /Periskopi
