MAGAZINA

Atdhe Xharavina publikon pamjet e Bora Zemanit dhe bën deklaratën e papritur për moderatoren

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina ngriti dyshimet para disa muajsh se vajza që i ka pëlqyer më shumë gjatë rrugëtimit të tij në programin e dashurisë ishte pikërisht Bora Zemani.

Kur u pyet gjatë një interviste se cila nga vajzat i kishte bërë më shumë përshtypje nënës së tij, Atdheu u shpreh se nuk ia vlente ta tregonte pasi nuk ishte asnjëra prej ish-konkurrenteve, duke i bërë të gjithë të mendojnë se bëhej fjalë për Bora Zemanin. Veprimi i fundit i Xhavarisë i ka ngritur edhe më shumë dyshimet se ai ende e pëlqen moderatoren.

Djali nga Kosova publikoi mbrëmjen e djeshme në Instastory një video të realizuar gjatë transmetimit të “Për’puthen” në këtë sezon të ri. Në të shihet fillimisht fytyra e borës e më pas një plan më i gjerë ku duken si Bora, ashtu edhe Arjan Konomi, i cili është sërish opinionist i këtij programi.

Krahas postimit, Xharavina shkroi: “Tash që po e shof përmes ekranit, po më mungon shumë”.

Kjo deklaratë ka bërë që të gjithë ndjekësit e ish-konkurrentit të besojnë se nuk i dedikohet emisionit, por pikërisht Bora Zemanit.

Bora dhe Atdheu janë përfolur për një afrimitet mes tyre pas kamerave, dhe sipas zërave të fundit, Atdheu ishte një nga shkaqet e xhelozisë që e çoi në ndarje Borën nga aktori dhe prezantuesi Donald Veshaj.