Ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi në takimin me demokratët e Tiranës aksionin e tij politik. Ai tha se do të kërkojë që të mblidhen 1500 firmat e nevojshme të delegatëve për të mbledhur Kuvendin Kombëtar, në mënyrë që për përjashtimin e tij nga ana e kryetarit Luzlim Basha, të vendosin forumet.
“Do mblidhen firmat e 1500 anëtarëve të delegatëve kombëtar, e më pas do të thërrasin forumin kombëtar. Çdo gjë do e zgjidhim në mënyrën më demokratike.
Me të fitore nuk ka. E dyta, do e nisja këtë lëvizje. Çfarë do u thosha? Do u thosha ‘mos votoni kurrë humbës’, humbësi në fitore nuk të çon, hapi derën tjetrit, ose të çon i tretë, po ky s’të çon asnjëherë.
Dhashë dorëheqjen isha i sigurt se u çoja në fitore, por besova e mendova se një tjetër do e bëjë më mirë, se unë këtë detyrë, dhe ai tjetri duhet të jepte dorëheqjen ndaj ne këtu duhet të jepte dorëheqjen ndaj ne këtu duhet të jemi të palëkundur”, – tha Berisha. ©LAPSI.al