Është specialitet i sofrës korçare, e gjeni dot se për cilin bëhet fjalë? Ja receta e plotë dhe mënyra e pregatitjes që do t’iu bëj të…
Në tas rrahim vezët dhe më pas shtojmë qumështin, e rra him përsëri dhe më pas shtojmë miellin.
Formojmë brumin e petullave dhe e lëmë të pushojë pak, ndërkohë vendosim tigan të nxehet dhe e lyejmë me gjalpë.

Hedhim brumë dhe e rrotullojmë tiganin të vishet i gjithi me brumë dhe i pjekim nga të dy anët. Vazhdojmë kështu derisa të mbarohet i gjithë brumi. Grijmë hudhrat dhe i skuqim në tigan me gjalpë dhe shtojmë pak ujë.
Lyejmë një tavë me gjalpë dhe fillojmë shtrojmë petullat e pjekura, i lyejmë me gjalpin e aromatizuar me hudhër, shtojmë djathë të thërrmuar dhe vazhdojmë kështu deri në fund.
I vendosim në furrë të piqen për disa minuta derisa të kërcanisen.