Kryeministri Edi Rama ndodhet në vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, në vizitën e tij që nisi fill pas betimit të qeverisë së re.
Rama është takuar gjatë vizitës në SHBA me Presidentin turk Erdogan. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e qeverisë turke në “Facebook”, e cila ka publikuar edhe pamjet.
“Presidenti Rexhep Tajip Erdogan u takua me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Nju Jork, ku ai ndodhet për Asamblenë e 76 -të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB)”, thuhet në njoftimin ku është publikuar dhe fotoja e takimit mes Ramës e Erdogan./albeu.com