Ka kaluar me tone të larta debati në Opinion me deputetit të PD-së Agron Shehaj dhe Mark Markut që refuzoi të marrë mandatin pas zgjedhjeve.
Marku tha se Shehaj u tregua frikacak duke mos mbajtur asnjë fjalim në Kuvendin Kombëtar, por kjo shkaktuar reagimin e fortë të deputetit.
“Kush je ti që më jep leksione trimërie?” – iu kthye Shehaj duke shtuar: “Kur unë kam garuar dhe kam folur kundër Bashës ti bëje fushatë për atë. Ti doje një parti ndryshe me Bashën kryetar”.
“Sepse unë nuk doja që në krye të PD-së të vinte një matrapaz” – tha Marku duke shtuar: “Nuk doja që të vinte në krye një bizmensmen. Nuk ka punë biznesi në politikë”.
“Do të pyesim ty kush ka të drejtë të hyjë apo jo në politikë” – iu përgjigj Shehaj, por debati vijoi gjatë me replika nga të dy anëtarët e PD-së.
DEBATI I PLOTË NË STUDIO:
Agron Shehaj: Ça zgjidhje është kjo? Mendoj që Berisha nuk do të tërhiqet, as Basha nuk tërhiqet. Nuk besoj që do të lejoj, kur dëgjoj se nuk do mblidhet asnjë forum. Gjithsecili do ta mendojë siç ia ka qejfi. E do të fillojnë do të kapen. Berisha do i mbledhi votat. Por do të gjenin një kleçkë, jo vota falso, etj.
Mark Marku: Unë kam propozuar një kongres të jashtëzakonshëm, por për alternativa. Isha për teza për ndryshimin e PD. Berisha pse nuk e pranoi? Të mbash një Kuvend se Berisha ka një problem personal. Të gjithë e keni mbështetur Bashën. Ti nuk guxove që të dalësh kundër Bashës
Agron Shehaj: Mua leksione nuk më jep dot. Kur unë dola kundër Bashës, ti bëje fushatë për të. Ku ishe ti gjatë fushatës? Ti thoshe duhet të ndryshosh PD dhe jo kryetarin. Si ndryshohet PD, e jo kryetari!?
Mark Marku: Jo për ndryshim që të shkonte tek Basha tek ti. Po rri more tani.
Agron Shehaj: Unë e them çfarë mendoj troç për Bashën. Unë që bëra fushatë kundër Bashës?
Mark Marku: Unë mendoj që një matrapaz nuk duhet të bëhet kryetar i PD.
Agron Shehaj: Je mirë nga mendja?
Mark Marku: Po, je tregëtar.
Agron Shehaj: Jam sipërmarrës
Mark Marku: Po ik more. Nuk duhet biznesmen në politikë, je standard i ulët me Bashën dhe me çdokënd që është në PD.
Mark Marku: Po, është problem
Agron Shehaj: Themelo Partinë e Punës.
Mark Marku: Dy raste ka, Trump dhe Berluksoni.
Agron Shehaj: Ti nuk e ke haberin se çfarë është tregëtia
Mark Marku: Të gjithë janë bixhozçi. O mashtrues.
Agron Shehaj: Nuk e kuptoj se për çfarë dreqin…
Mark Marku: Mos ngrini mite kot.
Agron Shehaj: Ti jep mend.
Mark Marku: Unë bëj shumë keq dhe jap dorëheqjen.