Rosanna Brescia nga Roma është diplomuar në moshën 72-vjeçare në Universitetin La Sapienza të Romës, dhe për këtë, ajo ka patur një arsye të fortë.
Ajo që e motivoi Rosanën të niste shkollën në këtë moshë është mjaft prekëse.
“U regjistrova sepse humba një vajzë 14 -vjeçare dhe ky udhëtim është sikur ta ketë bërë ajo, është sikur sot, të jetë ajo që i kushtoi të gjitha përpjekjet dhe sakrificat e mia”, shprehet e moshuara.
Rosanna arriti të merrte diplomën e saj trevjeçare dhe më pas diplomën master në shkencat historike.
Momenti i diplomimit ishte mjaft emocionues jo vetëm për atë por dhe për të gjithë studentët dhe anëtarët e komisionit të universitetit ku ajo studioi.
Ajo ja dedikoi të gjithë këtë punë dhe arritje vajzës së saj të ndjerë.