SHËNDET

Keni lukth apo here pas here u kthehet dhe mbrapsht ushqimi? Ja se si uthulla e mollës e trajton atë

Dje gësira shfaqet kur thartira nga lukthi kthehet mbrapsht në ezofag.

– Zakonisht kur përpini, muskuli në fund të ezofagut, quajtur me emrin sfinkter përkohësisht hapet për të mundësuar kalimin e ushqimit në lukthin tuaj.

Nëse ky muskul dobësohet, thartira e lukthit mund të kthehet në ezofagun tuaj, duke shkaktuar ndjenjën e dje gies – thotë mjekja Jaime Schehr, transmeton Telegrafi.

Kur është fjala për uthullën e mollës si il’aç, mjeku i mjekësisë funksionale, Elroy Vojdani, konstaton që përdorimi i uthullës së mollës për pen gimin e dje gësirës varet nga ajo se cili është burimi i dje gësirës.

Për shembull, nëse dikush prodhon tepër thartirë lukthi dhe ka muskul të dobët ezofagu, me siguri thartira do t’i shkojë në fyt.

– Pra, nëse merrni më shumë thartirë në atë ambient, përkatësisht uthull molle, dje gësira do të përke qësohet – thekson Vojdani.

Mirëpo, për njerëzit të cilët nuk prodhojmë mjaftueshëm thartirë lukthi, “ushqimi do të shkojë në lukth, por nuk do të zbërthehet në tërësi”, shpjegon mjekja e klinikës nutritive Brooke Scheller.

“Kjo shkakton fermentim dhe prodhim të gazit i cili vepron si thartirë e tepërt, por ajo në të vërtetë ndodh për shkak të mungesës së saj”.

Nëse dikush me ndihmën e mjekut ka konstatuar që dje gësira përfundimisht i shkakton thartirë tepër të vogël, thartira e uthullës së mollës mund t’i ndihmojë.