Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, është shprehur se nëse babai i tij do të ishte në krye të PD, kjo parti do të ishte shumë ndryshe.
“Kjo është një pyetje që ka një mijë e një përgjigje por unë do të jap vetëm një, ndryshe. PD do të ishte ndryshe nëse Sokol Olldashi do të ishte në krye të saj”, ka thënë ai.
I ftuar në emisonin “Zona Zero”, në Top News, Glauk është shprehur se shumë njerëz e kanë humbur besimin tek politika, pasi shumë politikanë e konsiderojnë politikën si profesion dhe jo një përgjegjësi.
“Shumë persona e konsiderojnë politikën profesion, pra jo përgjegjësi. Pra nuk mundesh ta trajtosh si punë është përgjegjësi, të jesh politikan është përgjegjësi shumë e madhe”.
Përsa i përket situatës në të cilën, PD ndodhet sot, Glauk Olldashi shprehet se është në momentin e saj më të vështirë dhe e përçarë.
“PD është në një moment shumë të vështirë, në mos më të vështirin që ka pasur ndonjëherë. Tetë vjet në opozitë, është më e përçarë se kurrë. Me demokratë nga të dyja anët që po i hidhen në fyt njëri-tjetrit. Është një moment shumë i keq për PD dhe më dhimbset. Shpresoj që zgjidhja të vijë shumë shpejt”, ka thënë Glauk Olldashi.
Sipas tij, PD mund të arrijë të ringrihet nëse forcon strukturat.
“Për mua PD duhet të vijë te forcimi i strukturave., PD nuk funksion mirë se nuk i ka strukturat funskionale”, shprehet Glauk Olldashi.