LAJME

Gashi pyet Qeverinë: A ka orë policore në Jarinjë e Bërnjak?

Zhvillimet e fundit në veri të fundit, kanë ngjallur kritika në vend, konkretisht ndaj Qeverisë në krye me Albin Kurtin.

E një nga ta është edhe drejtori i rrjetit të OJQ-ve “AVONET”, Kenan Gashi, i cili ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me moszbatimin e orës policore në Jarinjë e Bërnjak.

“A ka orë policore në Jarinjë e Bërnjak”, ka shkruar Gashi në rrjetin social Facebook, atje ku në këto orë të vona po qëndrojnë më shumë se 200 protestues.

Postimi i tij i plotë:

A ka orë policore në Jarinjë e Bërnjak?

Pse atje nuk po zbatohet vendimi i Qeverisë së Kosovës, apo ky vendim nuk vlen për atë pjesë…!

Ora Policore nuk ka kuptim nëse nuk zbatohet në tërë territorin e Republikës së Kosovës!