Në një sondazh të publikuar në telegrafi.com, kryetari i Komunës së Gostivarit dhe sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari prin bindshëm.
Në pyetjen nëse e meriton edhe një mandat kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari kanë votuar gjithsej 296 persona, ndërsa prej tyre 86% janë përgjigjur “po” dhe vetëm 14% janë shprehur “jo”.
Gjatë ditës së djeshme po ashtu u publikua sondazh nga “Institute for Policy Research and Good Governance” që përfshinte mendimin e opinionit për periudhën 15-20 shtator.
Sipas sondazhit, kreu i Gostivarit, Arben Taravari del fitues që në rreth të parë. Më herët, vet Taravari u shpreh se pret fitore në Gostivar që nga rrethi i parë dhe se për këtë do të vendosin qytetarët më 17 tetor. Ndryshe, në zgjedhjet lokale përveç Taravarit, rikandidon për të pestën herë Nevzat Bejta nga BDI, Renata Elezi nga PDSH dhe Fadil Zendeli nga Besa.


