LAJME

Ministri austriak jep vlerësim pozitiv për Kosovën, ja çfarë i deklaron Serbisë

Ministrin i Brendshëm të Austrisë, Karl Nehammer, ka folur për gjendje në veri pas takimit me homologun kosovar Xhelal Sveçla.

Ai ka bërë thirrje për vigjilencë, duke shtuar institucionet kosovare po veprojnë në mënyrë të kujdesshme e pozitive në këtë situatë.

“Operacioni politik bëhet në vigjilencë të shtruar dhe kam lutur që të vazhdohet në këtë mënyrë pasi detyra e policëve është e vështirë. Ne po krijojmë qartësi për të ardhmen e Kosovës dhe për këtë projekt nevojiten partnerë mirëpo në njërën anë është duke u zbatuar aksioni në mënyrë pozitive, ndërsa ku po zhvillohen protesta. Pala kosovare po vepron me kujdes edhe pse nuk e kanë detyrën e lehtë, prandaj mendoj unë që ajo që po bëhet tani është rruga e saktë dhe jo e shpejtë”.

Nehammer tha se Kosova është partner konstruktiv i Austrisë, raporton EO.

“Për mua personalisht është nder që jam këtu, Kosova është për Austrinë një partner i qenësishëm nëse bëhet fjalë për të luftuar krimin dhe trafikimin. Ne kemi biseduar sot që këtë bashkëpunim ta zhvillojmë edhe në nivelin e Policisë edhe më tej. Përpos kësaj kemi biseduar edhe për gjendjen e migrimit që është sfidë për Austrinë, e ftova Qeverinë e Kosovës së bashku me kryesuesin slloven të këshillit që ta organizojmë së bashku një konferencë të rikthimit”.