“Shqiptarët e Maqedonisë kanë vështirësi serioze ta bëjnë dallimin midis kombit dhe religjionit”
“Në rrafshin praktik nacionalizmi shqiptar kurrë s’ka qenë uniform.
Janë tri rryma të tij që vazhdimisht kanë pasur probleme të bashkëveprimit me njëra-tjetrën.
1. Nacionalizmi zyrtar i Shqipërisë, me qëllimin e tij themelor ruajtjen e sovranitetit të shtetit shqiptar dhe kufijve të tij të vitit 1913.
2. Nacionalizmi unifikues i Kosovës, me qëllimin e tij themelor bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
3. Nacionalizmi fetar i shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët, duke qenë të ndikuar pak nga ideologjia e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, gjithmonë kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë vështirësi serioze që
të bëjnë dallimin midis kombit dhe religjionit, dallim që është esencial në doktrinën themeltare të nacionalizmit shqiptar”.

