LAJME MAGAZINA

E pyesin a sheh ‘BBV’? Irritohet keq ish-bashkëshorti i Bora Zemanit

Vin Veli, ish-partneri i Bora Zemanit është ngacmuar sot në një studio televizive. Ai është pyetur nëse e sheh Big Brother dhe DJ i njohur është shprehur se nuk e inspiron diçka aty, prandaj nuk e sheh. Megjithatë, vajzat në program e kanë ngacmuar se përgjigjia nuk ishte e sinqertë. Megjithatë ai ka zbuluar se ka marrë ftesë nga produksioni.

Kujtojmë se këto ngacmime ndaj DJ të njohur janë bërë pasi Bora Zemani ka qenë në qendër të vëmendjes në këto një muaj spektakël. Kjo për shkak se në shtëpinë e BB Vip është i dashuri i Borës, Donald Veshaj. Vin Veli nuk e ka marrë me sportivitet këto pyetje dhe është acaruar duke thënë se ka një jetë të tijën shumë të lumtur.