LAJME

A po hiqen vizat për kosovarët, ja çka pritet nga qeveria e re gjermane?

Epoka 16-vjeçare e Merkelit ka përfunduar. Socialdemokrati Olaf Scholz është betuar si kancelari i ri i Gjermanisë. Bundestagu gjerman zgjodhi Olaf Scholz si kancelar të mërkurën në mëngjes, ndërsa Angela Merkel u përkul nga skena politike.

Eksperti i njohur gjerman për Ballkanin, Bodo Weber, pret që qeveria e re gjermane e drejtuar nga kancelari i ri Olaf Scholz do të jetë më e unifikuar për heqjen e vizave për kosovarët.