EKONOMI LAJME

Albin Kurti jep lajmin e gëzueshëm për të gjithë qytetarët dhe punëtorët

Kryeministri, Albin Kurti sot ka takuar kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, me të cilin kanë diskutuar mbi mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në sektorin publik dhe privat.

Sa i përket ligjit të pagave, kryeministri Kurti tha se qëllimi kryesor i tij do të jetë që të krijojë barazi dhe transparencë në sektorin publik.

Ndërsa, në lidhje me pagën minimale, kryeministri tha se gjatë mandatit të tij, ashtu siç është zotuar para qytetarëve, ajo do të ngritet në 250 euro.

Ndryshe kjo rritje e pagës minimale përbën një lajm të gëzueshëm për gjithë qytetarët e Kosovës, veçanërisht punëtorët – të cilët me padurim e presin një rritje të këtillë.