LAJME

Mërgimtari merr rrugën nga Gjermania për Kosovë, i ndodhë e papritura në Serbi (FOTO)

Mori rrugën nga Gjermania për në Kosovë, për të kaluar festat e fundvitit bashkë me familjen e tij. Por, mërgimtarit i ndodhi e papritura në Serbi.

Ai në një postim në rrjetet sociale tregoi që mbrëmë pas mesnate, rreth orës 00:30 në Serbi, afër 20 km pa hyrë në Kosovë, iu dë’mtuan gomat e veturës.

Ai dyshon se mund të ketë ndonjë prapavijë nga popullata e asaj zone, duke e ditur se tani është fluksi i shqiptarëve që po kthehen për pushime në vendlindjet e tyre.