Bota LAJME

Studimi i ri zbulon se si ka lindur jeta në Tokë

Miliona vetëtima mund të kenë nisur jetën në Tokë, sipas një studimi të ri. Një nga përbërësit kryesorë për të cilën ka nevojë jeta është fosfori dhe sasia e madhe e vetëtimave që goditën në planetin tonë rreth 4 miliardë vite më parë, mund të kenë çliruar sasinë e nevojshme të fosforit për të krijuar themelet e jetës.

“Fosfori nevojitet te molekulat që formojnë strukturat bazike të qelizave dhe membranat qelizore. Ky element ishte i fshehur në Tokë, i bllokuar brenda mineraleve”, shpjegoi udhëheqësi i studimit, Benjamin Hess.

Studimi u publikua të martën, në revistën “Nature Communications”. Deri më sot, mendohej se meteoritët ishin ata që i dhanë Tokës elementët e duhur për të nisur jeta në planetin tonë.