LAJME

Kurti citon profetin Muhamed: Të ishe musliman, ishte sikur të mbaje një gacë në dorë

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në manifestimin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) kushtuar 70-vjetorit të themelimit të Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë. Aty, Kurti e mbajti një fjalim, ku si fillim, tregoi se me myftiun e BIK-ut, Naim Tërnava, njihet që nga shekulli i kaluar.

Kurti në një pjesë të fjalimit e citoi edhe profetin e myslimanëve, Muhamedin, duke theksuar se shqiptarët ditën ta ruajnë islamin mes tyre.

“Si një popull me shumicë myslimane, shqiptarët ditën ta ruajnë islamin mes tyre edhe gjatë këtyre dekadave të fundit, kur për shkak të luftës globale kundër terrorizmit, të ishe mysliman ishte sikur ta mbaje një gacë në dorë, saktë ashtu siç kishte parashikuar profeti i Islamit, Muhamedi”, tha kryeministri.