Detyrimi për të mbajtur shami, si dhe ndalimi i mbajtjes së shamisë “I privon gratë myslimane nga e drejta për të vendosur vetë”.
Pra, është e ndaluar të urdhërohet mbulimi i kokës, por gjithashtu nuk mundet të urdhërohet një vajzë ose një grua të mos mbulojë kokën.
Ky është aspekti filozofik i Islamit, sipas të cilit të gjitha vendimet në fe duhet të jenë produkt i vullnetit të lirë.
Pikërisht për shkak të gjithë kësaj, dhe për sa i përket të drejtave kushtetuese dhe ligjore në vend, është e rëndësishme të dini se si të bëni një dallim në mes të “drejtës absolute dhe asaj të kufizuar”
“E drejta absolute” është një e drejtë që shteti nuk mund ta kufizojë ligjërisht në asnjë mënyrë: për shembull, e drejta për jetën; liria e mendimit, liria e besimit dhe e fesë.
“E drejta/liria e kufizuar” është një e drejtë që shteti mund ta kufizojë.
Liria e shprehjes së besimit është liri e kufizuar dhe kjo liri kufizohet me LIGJ.
Është për të ardhur keq dhe kundër të gjitha rregullave, t’u kërkohet vajzave të bëjnë një zgjedhje midis fesë së tyre dhe rolit të tyre në shoqëri apo institucion arsimor. Kjo është pikërisht e kundërta se si duhet të funksionojë shoqëria dhe shteti.
Shteti nuk e shkel detyrimin e tij të neutralitetit fetar, nëse lejon mbajtjen e shamisë.
Shkolla nuk është një hapësirë klinike sterile, por një pasqyrë e shoqërisë dhe një vend ku njeriu mëson për të.