Diaspora në Maqedoninë e Veriut dërgoi 361 milionë euro në vitin 2020, që është rreth 3.4% e PBB-së së vendit, por gjithsesi më e pakta në rajon.
Sipas Eurostat-it, në Serbi janë rreth 7.2% të PBB-së, në Bosnjë 9,8%, në Mal të Zi 12,5% dhe në Kosovë 18.5% të PBB-së.
Në shifra absolute, Serbia ka hyrjen më të madhe të fondeve të huaja – 3,7miliardë euro, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina 1,83milionë, Shqipëria 1,27, Kosova 1,25, Mali i Zi 52 milionë dhe në fund Maqedonia e Veriut me 361 milionë euro.