LAJME

Kush janë dy femrat e vetme që ‘ndjek’ Edi Rama në Instagram?

Kryeministri Edi Rama ka treguar se është ndjekës i risive teknologjike dhe përdorues i rregullt i rjeteve sociale.

Rama është në Facebook, Youtube, Twitter, Instagram dhe poston e replikon gati rregullisht me ndjekësit, aq sa shpesh është ironizuar për këtë prezencë “të tepruar” në rrjetet sociale.

Faqja zyrtare në Instagram e Ramës, ka 529 mijë ndjekës, ndërsa prej saj ndiqen 19 profile.

Po cilët janë ata? Nga 19, shumica janë faqe të huaja që merren me arkitekturën dhe dizajnin, ndërsa 3 personat e tjerë, janë djali i tij Gregor dhe vajza e Lindës, Rea Xhillari si edhe Francesca DiMattio, një artiste amerikane.