Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkovi, sonte doli nga burgu “Shkup” në Shuto Orizare, pasi Gjykata e Apelit Shkup, siç u bë e ditur vonë pasdite, e pranoi ankesën e të. akuzuarit për caktimin e masës së paraburgimit për lëndën “Parcelat në Vodno”.
“Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, ankesa e të akuzuarit pranohet, ndërsa vendimi i shkallës së parë ndryshohet ashtu që paraburgimi ndaj të akuzuarit hiqet dhe urdhërohet i njëjti menjëherë të lëshohet që të mbrohet në liri. Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Dytë gjatë ditës do të dorëzohet deri te palët në procedurat dhe në INP Burg – Shkup”, kumtuan paraprakisht nga Gjykata Themelore Penale Shkup
Zëdhënësja e Apelit, Tatjana Dukovska për MIA-n paraprakisht konfirmoi se Gjykata e Apelit Shkup e ka pranuar ankesën e mbrojtjes për paraburgim të ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, të caktuar në rastin “Parcelat në Vodno” dhe ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë.



