Afati ligjor deri kur i mundësohet Prishtinës që të zgjedhë kryesinë e Kuvendit është 6 janari. Në rast se një gjë e tillë nuk ndodh, kryeqyteti mund të shkojë në zgjedhje për asamble komunale.
Kështu e përcakton Ligji për Vetëqeverisje Lokale, sipas të cilit “kryesuesi i Kuvendit duhet të zgjidhet më së largu 30 ditë pas betimit të anëtarëve të asamblesë”. Rrjedhimisht i bie që, me 6 janar, përfundon afati ligjor për konstituimin e Kuvendit Komunal, shkruan lajmi.net.
Pavarësisht se ka numrin më të madh të asamblistëve, Lëvizja Vetëvendosje ka hequr dorë nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal.