Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për të bashkëqeverisur në komunën e Gjilanit.
Lajmin e ka konfirmuar për GazetaBlic, Riad Rashiti ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK’së në degën e Gjilanit.
“Po kemi marrëveshje. PDK’së do t`i takojnë nënkryetari i komunës dhe katër drejtori”, ka thënë ai.
Drejtoritë që do t`i ketë PDK-ja, janë ajo për Buxhet Dhe Financa, Drejtorinë e Bujqësisë, Zhvillimit Ekonomik dhe Shëndetësisë.
Për nesër është paralajmëruar mbajtja e kësaj mbledhjeje dhe se sigurisht pas arritjes së ujdisë ndërmjet VV’së dhe PDK’së në Gjilan, do të zgjedhet edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit.