LAJME

Nuk i pagoi për punën që bënë për disa ditë me radhë, punëtorët i’a shkatërrojnë oborrin

Në Shqipëri ndodhin rëndom historitë ku punëtorët punojnë për ditë me radhë në një vend pune të caktuar dhe në fund pronari u thotë se nuk kemi lekë për momentin.

Kjo ka ndodhur edhe në Cheshire të Anglisë, ku dy punëtorë punuan për ditë me radhë për të shtuar oborrin e një shtëpie. Ata madje bënë edhe punime të tjera në këtë shtëpi por në fund pronari nuk i kishte paguar.

Të revoltuar nga moskorrektesa e pronarit, dy punëtorët kanë shkatërruar gjithçka që kishin ndërtuar për ditë me radhë. Madje e kthyen vendin edhe më keq nga sa e kishin gjetur në fillim para se nisnin punimet.

Njëri punëtor tha:

Po u hakmorëm. Ai (pronari) e meritonte. Nuk pagoi asnjë kacidhe, edhe pse bëmë gjithë atë punë.”
Madje, njëri punëtor thotë se afër iu ka shkuar edhe policia, e cila u bë kurioze se çfarë po ndodhte. Mirëpo, gjithnjë sipas punëtorit, edhe policia iku, pasi iu duk se punëtorët kishin të drejtë për atë që po bënin.

Pronari i shtëpisë tashmë është pa oborr dhe pa pllaka të shtruara.