LAJME

Dhurata bëhet nuse e Serbisë, për 5 mijë euro (FOTO)

Fëmijët e shqiptarëve tradicionalisht “përngjajnë” si nëna apo “përngjajnë” si daja për shkak të gjakut. Një njeri serb ka thënë se ai i ka fr.ikë martesat e hershme mes serbëve dhe vajzave shqiptare. Sipas tij, fëmijët me nënat shqiptare, nuk i dihet nëse nesër do ta “tradhëtojnë” Serbinë.

Ai shton se nëse këto martesa do të ishin të vërteta dhe të sinqerta do të ishte gjithçka ne rregull, mirëpo dyshon. Sipas tij, femrat shqiptare janë duke u blerë nga disa grupe e kompani në Serbi.
“Ato blihen për pak para ose mash.trohen për një jetë të mirë, mirëpo në fakt gjatë gjithë ditës ato merren me bartjen e druve me traktor dhe me kujdesin e bagëtive” shprehet serbi.

Dhurata, tashmë me emër të ndryshuar e quajtur Dunja është nuse shqiptare në Serbi. Ajo nuk din të flasë fare serbisht. Me familjen e bashkëshortit ajo kuptohet duke folur greqisht, ndonjëherë serbisht me duar e me këmbë. Martesat bëhen më shumë shkaku i parave, për para vajzat e reja shqiptare martohen edhe me burra të vjetër në moshë.

Familja serbe janë të kënaqur që nusja shqiptare është duke qëndruar dhe duke iu përshtatur ambientit, tashmë ajo nuk quhet Dhurata por Dunja Tasic. “Ato pranojnë dallimet, zakonet dhe zakonet morale, kulturën dhe karakteristika të tjera, si dhe diversitetin për të tërhequr”, ka thënë Suncica Tasic./BalkanWeb