Çfarë po kërkon presidenti turk?/ Erdogan në telefonatë me Bidenin: Të finalizohet sa më shpejt!
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi dje një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Presidenti amerikan dhe homologu turk diskutuan rreth zhvillimeve rajonale, përfshirë suImin rus ndaj Ukrainës, si dhe marrëdhëniet Turqi-SHBA.
“Ne presim që kërkesa e Turqisë, e cila përfshin blerjen e 40 aeroplanëve të rinj nga SHBA-të dhe modernizimin e F-16-ve ekzistues,
të finalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha presidenti Erdogan.