Paralajmëron meteorologia: Marsi më i ftohtë i 20 viteve të fundit, si pritet të na gjejë java e ardhshme
Pra një dimër tipik presim deri në mesin e javës së ardhshme.
Në zonat malore reshjet gjithashtu do ta ndalen, por problematike do të jenë ngricat pasi moti do të jetë i kthjellët, por i thatë dhe i ftohtë me temperatura minimale deri në -9 dhe -10 gradë.
Nëse do të bënim një analzië të shumë viteve, osë dy dekadave të fundit, marsi nuk shënon vlera kaq të ulëta. Janë masa ajrore tipike që i përjetojmë në Janar dhe Shkurt. Ku vlerat janë -9, -10, jo ekstreme, por ne kishim të paktën 5-6 vite që në MArs kemi shijuar pranverë dhe jo temperatura kaq të ulëta.
Është një anticiklon me origjinë verilindore, kryesisht në Siberi i cili merr një zhvillim duke bërë që e gjithë europa juglindore përfshirë gjithë ballaknin do të përjetojë kushte të mira të motit, pa rreshje, por temperatura shumë të ulta. Berthama është në Ukrainë ku priten vlerat më ektreme të këtij të ftohti, bën me dije meteorologia Lajda Porja./albeu.com/



