LAJME

A e kemi obligim t’i thërrasim familjarët në iftare? Përgjigjet hoxha Behar Mjekiqi

Hoxha Behar Mjekiqi ka treguar nëse është e obligueshme që të ftosh persona për iftar.

Ai në emisionin “dPt te Fidani”, ka thënë se çdo person e ka farz që ta ftojë familjen e tij në iftare dhe në dreka e darka.

“Mendoj që agjërimin kur e bënë familje dhe për mu thirr në iftar e ki obligim, farz për të afërmit e tu. Babanë, vëllain, motrën e ki farz me i thirr, sepse profeti a.s, kur ka dal prej Mekes me shku në Medine, i ka fol disa fjalë dhe kur ka ardhë për herë të parë në Medine pasi i kanë dëbuar nga Meka kanë dal krejt njerëzit dhe profeti i thotë disa fjalë ‘përshëndetuni me njëri-tjetrin, zgjatjani dorën njëri-tjetrit, thirreni njëri-tjetrin për ushqim, mbani lidhjet farefisnore, faluni kur të tjerët janë fjetur’”, ka thënë ai.

Më tutje, Mjekiqi tha se myslimani nuk guxon që të qëndrojë i hidhëruar më vëllain e tij më shumë se tri ditë.