Pas arrestimit të shefit të pikës kufitare në Bllacë, Alsat, merr vesh se aksioni është duke vazhduar dhe pritet të ketë edhe arrestime të tjera.
Departamenti për kontroll të brendshëm në koordinim me prokurorinë kompetente që nga mbrëmë ka punuar intensivisht për zbardhjen dhe sanksionimin e një rasti të ryshfetit nga ana e zyrtarëve policorë në vendkalimin kufitar Bllacë./Alsat.mk