LAJME

Whatsappi tani më i sigurtë, vjen me një risi

Me qëllim të rritjes së sigurisë së përdoruesve, platforma e mesazheve Whatsapp, po ua mundëson përdoruesve që t’iu fshihen mesazhet automatikisht pas një periudhe të caktuar.

Mesazhet e dërguara, siç njofton Whatsappi të martën, mund të largohen automatikisht pas 24 orëve, 7 ose 90 ditëve.w

“Kur e aktivizoni këtë proces, mund të caktoni që mesazhet të zhduken 24 orë, 7 ose 90 ditë pas dërgimit. Ky cilësim nuk do të ndikojë në mesazhet që i keni dërguar ose marrë më parë në bisedë. Në një bisedë individuale, secili përdorues mund të aktivizojë ose çaktivizojë mesazhet që zhduken”, thuhet në njoftimin e platformës Meta.

Nëse marrësi i mesazhit nuk e hap bisedën për 24 orë, 7 ose 90 ditë, mesazhi do t’i zhduket automatikisht. Ky përditësim është opsional.