LAJME

E FUNDIT: Vladimir Putin ‘sfidon’ Perëndimin

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se vendet perëndimore po shënojnë autogol duke vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Ai u shpreh se kjo ka sjellë përkeqësim të situatës në Perëndim. Duke folur për situatën ekonomike në Rusi, Putin theksoi se inflacioni po stabilizohet dhe kërkesa për pakicë në vend është normalizuar.

Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Më herët Putin u tha zyrtarëve të lartë të qeverisë përmes një lidhje me video, se Rusia duhet të përdorë buxhetin e saj për të mbështetur ekonominë.