Çmimi i dizelit nga mbrëmja deri në mesnatë rritet për dy denarë për litër, ndërsa çmimet e derivateve tjera mbeten të njëjta, ka vendosur sot Komisioni Rregullativ dhe Shërbime të Ujit (KRRE). Vendimi rrit mesatarisht me 0.48 për qind çmimet me pakicë të derivateve të naftës.
Çmimi i ri me pakicë i EURODIZELIT (DV V) do të jetë 84,5 denarë për litër. EUROSUPER BS-95 do të vazhdojë të shitet për 81,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 për 83,5 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 82,5 denarë për litër. I njëjtë mbetet çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS, i cili është 51,599 denarë për kilogram.(Struga Ekspres)