Ekziston një shqiptar i cili ka takuar Elon Musk dhe madje ka biseduar me të për afro gjysmë ore. Ky është Olen Çezari, violonisti i njohur shqiptar që po bëhet gati për një koncert në Pallatin e Kongreseve.
Çezari e rrëfeu eksperiencën e rrallë e krejt rastësore në një interviste me Rudina Magjistarin në TV Klan, te emisioni i kësaj të fundit. Një artist që jetën artistike e ka duke udhëtuar me koncerte nëpër botë, tha se ishte takuar me Elon Musk në hollin e një hoteli në Rie de Janeiro, ku po qëndronte për një videoklip.
Çezari tha se i ishte dikur fytyrë e njohur dhe kaq, sapo e kishte parë të hynte në holl dhe madje t’i kërkonte leje për t’u ulur një poltron(ai, Elon Musk) ku qe dhe ai i ulur, pasi nuk kishte vende të tjera lirë.
Më pas, tha Çezari, i erdhi familja, e cila u ul e gjitha aty dhe ky qe çasti që Musk i thotë me shaka që “ta zumë krejt vendin”. Në këtë moment, rrëfeu artisti i njohur shqiptar nisi biseda mes tyre. Çezari i kish dhënë të njohur se kush ishte, por pa treguar “tronditje”, duke marrë prej Musk reagimin: “Po ti me njihke?!”
Sipas asaj çfarë rrëfeu violinisti me famë, edhe Musk e kish pyetur, porsi Rudina, se cila qe ëndrra e tij dhe ai i ish përgjigjur duke patur para pikërisht njeriun që të çon në hapësire me Space X-in e tij: Të luaj violinë në hënë!
“Por çështja është se nuk ka oksigjen dhe telat nuk përcjellin tingull kësisoj”, tha Çezari t’i kish thënë Musk-ut. Dhe ky i fundit i thotë: “Ka zgjidhje: Me violinë elektrike!”.