Imami Shefqet Krasniqi ka folur në prag të muajit të Ramazanit në një interviste televizive pak ditë më parë.
Ai është pyetur edhe nëse është më mirë që një burrë të martohet me katër gra apo me një burrë.
Përgjigja e hoxhës është interesante, dhe ai flet edhe për raportet që burri duhet të ketë karshi grave të tij.
“Burri me pas burrin a, ekstakfurrullah – prej s’kjametit gjithçka ndodh, gjinja veç ska nuk ecin në kry, runa zot. Zaten kjameti nuk bëhet pa i çartë pa u prishë njerëzimi. Nuk bëhet. Me çfarë natyrshmërie, me çfarë bindje fetare – me cilën shkencë, me cilën fiziologji që e ka kriju zotit mashkulli do me u martu me mashkull, çka-çka, kallxom, qysh shtohet njerëzimi, qysh krijohet harmonia, kah vinë ata fëmijë, çfarë hijeshie ka ajo shtëpi pa fëmijë”, ka thënë ai në në rtv Dukagjini.
“Cila është begatia më e madhe e shtëpisë tanë, lekët, stolitë, pallatet, xhepi, posti kallxom çka, fëmijët, fëmijët – fëmijët nuk vijnë ndryshe vijnë prej mashkullit e femrës – këtë Allahu e ka bë ligj, prej fillimi të dynjaës. Kur e krijojë Allahu, Ademin nuk ia krijojë një Adem tjetër, kur e krijojë Havën nuk e krijojë një Havë tjetër por e krijojë Ademin tani ia solli Havën dhe prej tyre bëri shumë njerëz. Kjo fjala shumë është qeta miliarda njerëz që shkojnë e vijnë”, u shpreh Krasniqi.
“Anti-vlerat po bëhen vlera. Po ti kishte qeky hoxha që e ke përballë dy gra, krejt dynjeja kishte fol për mua – mirë a gabojë fetarisht nëse marrë dy gra. A i shkeli normat fetare unë, jo. Ma mos e paragjyko njerin, shyqyr qe i ka dy”, shtoi ai.oxhë Krasniqi ka treguar se si edhe i ka uruar burrat e skenës politike që kanë nga dy-tri gra.
“Disa njerëz të skenës politike, disa që kanë qenë në politik e disa deputetë, disa kanë qenë ministra që i kanë kah dy gra, unë i kam përgëzu, me kë jam taku prej tyre, i kam qu selam. Vallahi po më vjen mirë që i keni 2-3 gra, pse po më vjen mirë, se ti nuk shkon nëpër skuta nëpër qysh, po ti shkon te shpija. Ti je familjar, ta shohin hajrin shpija. Po këta tjerët nuk e lajnë keq ata”, ka thënë ai.