LAJME

Kallëzim penal kundër një personi nga Shkupi, ja PSE!

SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër Z.A. (31) nga Shkupi, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “falsifikim të dokumenteve” të dënuar sipas nenit 378 paragrafi 1 dhe 2 nga Kodi Penal.

Gjatë vitit 2021, personi me leje qarkullimi të falsifikuar për automjetin “Volkswagen Passat”, të cilin e kishte marrë në përdorim nga një shok i tij dhe që nga ana tjetër e kishte marrë me qira mjetin nga një agjenci qiradhënieje, e ka lënë si garanci te një shoqëri financiare për miratim të kredisë në shumë prej 360.000 denarë./Telegrafi/