LAJME

Putin largohet? Ja kush do të jetë pasardhësi i tij

Nikolai Patrushev, krahu i djathtë i Vladimir Putinit, është njeriu që përflitet si pasues i presidentit aktual të Rusisë.

Sipas The Sun, Patrushev do të marrë pushtetin në Kremlin, me kusht që Putin t’i nënshtrohet një operacioni ose shëndeti i tij përkeqësohet për shkak të thashethemeve të fundit se kreu i shtetit ka kancer.

Prandaj, spekulohet se Patrushev do të marrë pushtetin në Federatën Ruse përkohësisht derisa Putini të shërohet. Thuhet se para pushtimit të Ukrainës, ky pozicion ishte propozuar nga ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, por për shkak të rezultateve të pakënaqshme të ushtrisë ruse në luftë, ky opsion u refuzua.

Nikolai Patrushev konsiderohet si një nga njerëzit më të afërt dhe më të besuar në rrethin e Putinit, i cili i përket të ashtuquajturve një rreth “forcash sigurie”, duke përfshirë ato në të cilët presidenti rus ka më shumë besim. Përveç Patrushevit, në rrethin në fjalë bëjnë pjesë edhe Sergei Ivanov, Viktor Ivanov, Sergei Shoigu, Alexander Bortikov dhe Sergei Naryshkin. Sipas disave, ministri i Jashtëm Sergei Lavrov ka një vend të rezervuar mes forcave të sigurisë së Putinit.

Njohësit e 71-vjeçarit Patrushev pohojnë se ai pretendon ideologji më radikale se vetë Putini dhe se është njeriu që e bindi atë të nisë një pushtim të Ukrainës dhe prezantoi termin shkombëtarizim.