Shkëndije Mujaj njihej si një nga femrat shqiptare që nuk njihte tabu. Me videoklipet se,si dhe fotot e videot ku ekspozonte format e saj trupore, këngëtarja tërhiqte vëmendjen e të gjithëve. Por në një moment, ajo hoqi dorë nga zhveshja dhe ekspozimi i trupit për të vendosur mbulesën.
Pas ndryshimit drastik, a do të pranonte këngëtarja një mashkull që nuk praktikon besimin mysliman? Gjatë një interviste për “Ftesë në 5”, ajo u shpreh se kjo gjë nuk do ndodhte kurrsesi dhe se burri i saj i ardhshëm duhet të falet pesë herë në ditë. Ndërsa nuk pranoi të zbulonte nëse ka aktualisht një mashkull në zemrën e saj, duke shtuar se këtë do e tregojë kur të vijë momenti i duhur. Gjithmonë kam jetuar vetëm. Për këtë pjesë është herët për të folur sepse nuk ka ardhur akoma momenti për të treguar diçka, kur të ketë do lajmëroj.