Stevia është një bimë nga familja e krizantemave, e cila përdoret si ëmbëlsues natyral prej shekujsh. Është e shkëlqyeshme në luftën kundër obezitetit dhe gjithashtu mund të ndihmojë në trajtimin e diabetit dhe hipertensionit. Më e rëndësishmja, mund të “vrasë” dëshirën për nikotinë.
Në Amerikën e Jugut dhe Azi, njerëzit kanë përdorur gjethe stevia për shumë vite për të ëmbëlsuar pije të tilla si çaji. Nëse doni ta përdorni si një terapi kundër duhanit, thjesht aplikoni disa pika stevia direkt në gjuhë sa herë që ndjeni dëshirën për të pirë duhan. Ky ritual i thjeshtë vret menjëherë dëshirën për duhan.
Mund të përdorni pluhur stevia ose formë të lëngshme nëpër supermarkete. Mund të përdoret gjithashtu dhe si maskë për kujdesin e lëkurës sepse e ushqen, e shtrëngon dhe e bën atë të lëmuar. /abcnews.al