Një autobus është shkrumbuar në Novoselë në autostradën Fier –Vlorë, teksa kishte shkuar të marrë punonjësit e një fasonerie nga Cakrani,raporton ABC-News
Përpara se të marrë flakë janë dëgjuar shpërthime, ndërsa punëtorët kanë zbritur në kohë nga autobusi.
“Më datë 26.05.2022, rreth orës 06:50, në aksin rrugor Vlorë –Fier, tek mbikalimi i Novoselës ka marrë flakë në lëvizje, autobusi me drejtues shtetasin B. Xh., 60 vjeç. Nuk ka dëme në njerëz“, njofton policia.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në autobus. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nga pamjet shikohet se autobusi është shkrumbuar plotësisht.
http://https://youtu.be/6UGYV1TVrGU