Një nxënëse 13 vjeçare është sulmuar seksualisht dje rreth orë 11:00 nga arsimtari i saj në shkollën fillore “Lidhja e Pejës”, në fshatin Novosellë, të Pejës.
Gazeta Insajderi mëson se arsimtari që kishte sulmuar seksualisht nxënësën e klasës se VII është Adem Mustafaj, i cili tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Tashme ndaj arsimtari i cili ligjeronte lëndën e Biologjisë është caktuar edhe masa e paraburgimit për 48 orë.
Lidhur me rastin deri më tani janë intervistuar nxënësja, prindi i saj dhe kujdestari i klasës.
Kështu ka bërë të ditur në një porononcim për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Arsimtarit është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar seksualishtnjë nxënëse. Tashmë ndaj tij është caktuar masa e paraburgimi për 48 orë. Deri tani në pyetja janë marrë nxënësja, prindi i saj, kujdestari i klasës”, tha Gashi për Insajderin