Njëherë shokë të luftës, pastaj kundërshtarë të mëdhenj politikë, tash në burg së bashku.
Si po e kalojnë kohën së bashku ish-krerët e UÇK-së?
Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi, i ka vizituar në Hagë ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe dy ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Frontal” të T7, Arifi tregoi se me Veselin ka vizituar rreth dy orë.
Ajo që i ka bërë përshtypje Arifit është diçka që thotë se ia tregoi ish-kryeparlamentari Veseli.
Sipas tij, ish-krerët e UCK-së, disa prej të cilëve i kishin ndarë rrugët në liri, kalojnë shumë mirë së bashku.
“Me shokë kalojmë shumë mirë, vetëm gjumi na ndanë. Darkojmë bashkë dhe e kalojmë kohën bashkë”, Arifi thotë se i ka treguar Veseli.
Selimi, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka pasur raporte të mira me ish-Presidentin Thaçi dhe akterët e tjerë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ndërsa Thaçi kishte ndarë rrugët edhe me ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, i cili kishte themeluar partinë Nisma, me një komandant tjetër, Fatmir Limajn.