LAJME

Maqedoni: Publikohet incizimi i “tmerrshëm”, dy djem shqelmojnë një vajzë shtatzënë (Video)

Një video e tmerrshme ka arritur deri te mediumet në Maqedoni, ku dy djem vërehen duke e rrahur një vajzë, për shkak se u ka thënë që është shtatzënë. Videon e incizuar në Shtip, në rrjetet sociale e ka publikuar Elif Isen, transmeton Gazeta Lajm.

Ajo i ka quajtur qelbësira djemtë që e rrahin vajzën pamëshirshëm me shqelma.

https://www.facebook.com/fablo.eskobar.7/videos/521666382106314/

Nga MPB njoftojnë se janë identifikuar personat në video dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

“Ju informoj se personat janë identifikuar, po vepron Byroja për Siguri Publike. Po vepron edhe Qendra për Punë Sociale. Sanksionet më të rënda për sjellje të tillë çnjerëzore, ka shkruar në Facebook, zëvendës Ministrja e Brendshme, Slavjanka Petrovska.

Jozyrtarisht, bëhet fjalë për personat Pepsi H. dhe Stefan A. nga Shtipi.

LEAVE A RESPONSE